UBT News

Disa ueb-faqe të mëdha në botë, jashtë funksionit

Media të mëdha, si: BBC, Financial Times, Guardian, New York Times, Bloomberg, CNN dhe Le Monde, njoftuan se ueb-faqet e tyre nuk punojnë.

Probleme raportoi edhe ueb-faqja e shitjeve online Amazon.com dhe ueb-faqja e Qeverisë britanike gov.uk.

Disa prej tyre më vonë u rikthyen në funksion.

Ueb-faqet e prekura shfaqin mesazhin: “Error 503 Service Unavailable” (Gabimi 503, shërbimi nuk është në dispozicion).

Raportet e hershme sugjeruan se ndërprerjet mund të kenë lidhje me ofruesin e shërbimeve Fastly, i cili përforcon shumë faqe të mëdha në internet.

Fastly tha se është duke hetuar problemin me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes.

Exit mobile version