UBT News

Disa të rinj amerikanë thonë se e simpatizojnë Osama bin Ladenin

Dhjetra të rinj amerikanë kanë postuar video në TikTok gjatë kësaj jave duke shprehur simpati për Osama bin Ladenin, terroristin famëkeq i cili orkestroi sulmet e 11 shtatorit, për një letër prej dy dekadash që ai shkroi duke kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë qeverinë e saj dhe mbështetjen e Izraelit.

Letra, e cila përpiqet të justifikojë shënjestrimin dhe vrasjen e civilëve amerikanë, u publikua për herë të parë në vitin 2002. Kjo letër filloi të riqarkulloi këtë javë në TiktTok, dhe deri të enjten ka arritur 14 milionë shikime.

Të enjten, TikTok tha se videot që promovojnë këtë letër shkelin rregullat e kompanisë kundër “mbështetjes së çdo forme të terrorizmit”. Sipas kompanisë, numri i videove të publikuara me qëllim për të promovuar letrën ishte “i vogël” dhe shtoi se “raportet e saj në trend në platformën tonë janë të pasakta”./UBTNews/

Exit mobile version