UBT News

Disa skulptura romake gjenden në Britani

Arkeologët kanë gjetur disa skulptura romake në linjën hekurudhore HS2. Skulptura e një burri dhe një gruaje, si dhe koka e një fëmije, u gjetën në një kishë të braktisur në Buckinghamshire.

Zbulimet në kishën e vjetër të Shën Marisë në Stoke Mandeville janë dërguar për analizë specialistike.

Rachel Wood, arkeologe kryesore për kontraktorin HS2 Fusion JV, tha se ato ishin “gjetje vërtet të rralla në Britani”.

Aty u gjet edhe një enë romake gjashtëkëndore qelqi, e cila besohet se ekziston qe më shumë se 1 mijë vjet.

Besohet se ky vend është përdorur si një mauzoleum romak përpara se të ndërtohej kisha normane./UBTNews

Exit mobile version