UBT News

Disa sinjale që tregojnë se është koha të hani bukë!

Uria është një sinjal normal dhe biologjik që duhet të mirëpritet dhe përqafohet. Do të thotë që trupi juaj po punon për ju dhe po përpiqet t’ju mbajë gjallë.

Kjo betejë e vazhdueshme për mos t’i siguruar trupit atë që kërkon, mund të çojë në efekte anësore të pakëndshme, dëmtim metabolik dhe uri të madhe  që mund të rezultojë në mbingrënie.

Cilat janë 8 shenjat e ndryshme që na sinjalizojnë se jemi të uritur dhe duhet të hamë? 

  • Jemi të irrituar
  • Kemi humbur përqendrimin
  • Kemi dhimbje koke
  • Fillojmë dhe fantazojmë për ushqimin
  • E kemi të vështirë të marrim vendime
  • Kemi mungesë energjie
  • Jemi të lëkundur
  • Kemi marrje mendsh ose ndihemi si të trullosur

Tani e mësuat. Sapo ta vëreni që keni një nga shenjat më lartë, duhet të shkoni në kuzhinë e të hani./neps.al 

Exit mobile version