UBT News

“Disa shtete të huaja qëndrojnë pas krimit të organizuar në Australi”

Policia australiane pohoi të enjten se disa qeveri të huaja po asistojnë grupet e krimit të organizuar në vend, raportojnë mediat e huaja.

Duke folur në një takim, një aleancë e inteligjencës që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, Komisioneri i Policisë Federale australiane, Reece Kershaw tha për ABC News se kartelet e drogës dhe grupet e tjera të krimit të organizuar janë duke u infiltruar dhe ndihmuar nga forcat armiqësore.

“Aktorët shtetërorë dhe qytetarët nga disa kombe po përdorin vendet tona në kurriz të sovranitetit dhe ekonomive tona”, u tha Kershaw zyrtarëve të FBI-së, Policisë Mbretërore Kanadeze, Policisë së Zelandës së Re dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Krimi federal në Australi po rritet”, deklaroi ai.

Deklarata e Kershaw erdhi pasi policia australiane tha të martën se më shumë se 50 klane italiane të krimit të organizuar, duke përfshirë ‘Ndrangheta – që ka mijëra anëtarë, vepron në vend. Këto grupe punojnë në bashkëpunim me partnerët e tyre italianë dhe po “lajnë miliarda dollarë në vit përmes ekonomisë australiane”, duke kontrolluar tregtinë e paligjshme të drogës dhe duke përjetësuar dhunën përmes filialeve lokale, sipas Nigel Ryan, ndihmës komisioner i Policisë Federale Australiane./UBTNews/

Exit mobile version