UBT News

Disa shtete evropiane rinisin përdorimin e vaksinës AstraZeneca, Gjermania mund t’i shtrëngojë masat

Disa vende evropiane sikurse Gjermania, Franca dhe Italia, kanë rinisur përdorimin e vaksinës AstraZeneca – pasi rregullatorët nuk gjetën ndonjë evidencë se kjo shkakton mpiksjen e gjakut.

Sidoqoftë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn paralajmëroi se nuk ka mjaftueshëm doza të vaksinës në Evropë për ta parandaluar valën e tretë të koronavirusit.

Rastet me COVID-19 janë rritur javët e fundit në Gjermani. Madje në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 mijë e 482 raste të reja.

Ministri Spahn paralajmëroi se ndoshta nuk do të mund të shkojnë drejt rihapjes së vendit, por fatkeqësisht sipas tij, mund të ndodhë e kundërta./UBTNews

Exit mobile version