UBT News

Disa shenja që Ligji i Tërheqjes po punon në favorin tuaj!

Ligji i tërheqjes është një version modern i filozofive të lashta.

Përmes konceptualizimit dhe përpjekjeve, ne mund të tërheqim elemente më pozitive dhe shanse të arta drejt vetes. Nëse imagjinojmë një shans apo një aspekt të realitetit dhe fokusohemi aty, duke punuar për atë objektiv, ne mund të manifestojmë dëshirat tona. Eshtë një koncept i thjeshtë që shumë njerëz e ndërlikojnë. Më poshtë është një listë e gjërave që ndodhin teksa fillojmë të forcojmë dhe zgjerojmë komunikimin tonë me universin.

Ju ndiheni gjithmonë gati për ndryshim

Ju nuk keni frikë të përballeni me pasiguri dhe sfidat që keni përpara, duke dhënë gjithcka që keni për jetën. I pranoni gjërat që nuk i ndryshoni dot dhe jeni mirënjohës për ato që mund të ndryshoni. Ndryshimi është një pjesë e domosdoshme dhe e pandalshme e jetës. Duke mirëpritur në mënyrë të vazhdueshme fluksin e aspekteve të ndryshme të jetës, ne sigurojmë që jemi në një pozicion ku mund të shfrytëzojmë më së miri horizontet tona.

Vëmendja juaj është në të tashmen

Momenti i tashëm është e vetmja kornizë e kohës mbi të cilën kemi fuqi. E kaluara është e pakthyeshme dhe e interpretueshme, në varësi të arsyes përse po e kthejmë kokën pas. E ardhmja është tërësisht e pasigurtë dhe plot supozime e pritshmërira. Mënyra më e mirë për të manifestuar një të nesërme më të mirë është që ruani të tashmen në një linjë me qëllimet e juaja.

Ju e ktheni negativen në pozitive, në mënyrë të natyrshme

Ju e kuptoni se nuk do të jeni i suksesshëm në gjithcka që bëni, gjatë gjithë kohës. Vec kësaj, mangësitë tona shpesh herë duket se bëhen pirg tek këmbët tona, duke na penguar lëvizjen. Negativen në jetën tuaj ju e përdorni për t’i shërbyer interesave. Trajtojeni negativitetin njejtë si do të bënit me plehun, përdoreni për të forcuar dhe rritur formime të tjera brenda jush. Mësoni nga gabimet dhe mos i lëni të iu vënë përfund.

Ndiheni i kënaqur dhe i lumtur

Aftësitë e juaj të japin një ndjesi Zen, pavarësisht asaj që ju ndodh në jetë. Ju jeni plot vetëbesim në aftësinë tuaj për të maksimizuar të korrat e gjërave pozitive në jetën tuaj. Madje edhe kur të gjithë gjërat duken të gabuara, ju e kuptoni se këto ndjenja janë kalimtare!

Vazhdojnë të të ndodhin gjëra të mira

Pavarësisht pengesave apo mangësive, ju gjithmonë dilni në majë. Kjo ndodh për shkak se mentaliteti juaj elastik dhe vrulli për të ecur gjithmonë përpara, ju ndihmojnë të përshtateni dhe të maksimizoni përfitimet e mundshme. Po kështu, keni mësuar që të vlerësoni atë që keni, dhe kjo mënyrë të menduarit tërheq të mirat drejt teje./dritare.net

Exit mobile version