Disa raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit po hetohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Spanjë, Portugali dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas autoriteteve shëndetësore dhe raporteve të mediave lokale.
Së fundmi një rast u konfirmua në ShBA dhe 13 raste të dyshuara po hetohen në Kanada. Pesë raste janë konfirmuar gjithashtu në Portugali, si dhe shtatë në Spanjë, thonë autoritetet shëndetësore.
Lija e majmunit është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit shpesh lidhen me udhëtimin në atë zonë. Është një infeksion i rrallë viral i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët./UBTNews/