UBT News

Disa raste të dhunës në familje, arrestohen tre persona dhe konfiskohet një armë

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin  e parë në  Klinë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një revole me pesë fishekë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Gjakovë dhe Rahovec. Në të dyja qytetet, pas mosmarrëveshjeve në familje në dy raste të ndara, burrat kanë sulmuar fizikisht gratë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, në Lipjan, një tjetër rast i dhunës ka përfunduar me lëndimin e viktimës, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari për këtë sulm ka arritur të largohet dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Exit mobile version