Disa pengjeve izraelite u është dhënë shtetësia hungareze dhe u është lëshuar pasaporta hungareze ndërsa ndodheshin në Gaza, konfirmoi për CNN një zyrtar i lartë i qeverisë hungareze.
Zyrtari konfirmoi për CNN se qeveria hungareze po e bën këtë për të shtuar një shtresë shtesë mbrojtjeje për pengjet.
Zyrtari i lartë i qeverisë hungareze i paidentifikuar i tha CNN-t se dhënia e shtetësisë erdhi në koordinim me qeverinë izraelite.
Sipas tij, “kujdesi për qytetarët hungarez dhe ata që kanë origjinë hungareze kudo që janë në botë është një prioritet nr. 1 për qeverinë hungareze”./UBTNews/