UBT News

Disa mënyra si të mbroni shikimin me kalimin e moshës

Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare.

Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.

Tani me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin, rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.

Mbani syze

Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.

Jo vetëm kur ju pengojnë rrezet e diellit por edhe në rastet kur ka pak re pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.

Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose  i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

Konsumoni ushqimet e duhura

Siç theksojnë prej vitesh mjekët dhe ekspertët e shëndetit, çdo gjë nis nga ushqimin. Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj, andaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë!

Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi  dhe humbje të shikimit.

Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.

Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.

Rekomandim: Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe!

Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor. Kjo mënyrë jetese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushimeve e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë!

Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%.

Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm./AgroWeb.org

Exit mobile version