Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare.
Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.
Tani me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin, rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.
Mbani syze
Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.
Jo vetëm kur ju pengojnë rrezet e diellit por edhe në rastet kur ka pak re pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.
Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.
Konsumoni ushqimet e duhura
Siç theksojnë prej vitesh mjekët dhe ekspertët e shëndetit, çdo gjë nis nga ushqimin. Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj, andaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë!
Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi dhe humbje të shikimit.
Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.
Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.
Rekomandim: Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe!
Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor. Kjo mënyrë jetese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushimeve e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë!
Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%.
Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm./AgroWeb.org