Disa njerëz janë në gjendje t’i kapërcejnë pengesat, ndërsa të tjerë ‘shemben’ në sfidat dhe frustrimet e përditshme të jetës. E gjitha varet nga forca mendore.
Është një e vërtetë e thjeshtë se aftësia për të përballuar emocionet dhe situatat e vështira është një parashikues domethënës i suksesit dhe lumturisë sonë.
Për t’u bërë një individ i aftë që e kthen çdo pengesë në një burim rritjeje dhe mundësie, ju mund të dëshironi të mbani parasysh karakteristikat e njerëzve të fortë mendërisht.
Mbajini parasysh këto për të pasur një vit ndryshe:
1. I shohin situatat objektivisht
Ekziston një shprehje e lashtë e Stoicizmit që thotë : “Nuk ka të mirë apo të keqe, ka vetëm perceptim”.
Mënyra se si ne e perceptojmë një situatë ka fuqi të na ndihmojë ose të na dëmtojë. Shpesh, ne reagojmë emocionalisht, duke hedhur gjykime negative mbi një situatë, kur çelësi i kapërcimit të situatës është të parit e gjërave me objektivitet.
2. Heqin dorë nga e drejta
Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur, por nuk meritojmë një jetë pa pengesa. Kur mendon se meriton çdo gjë që dëshiron, përballja me vështirësitë e jetës bëhet e vështirë. Kjo është shumë e vërtetë për brezin e ri, sipas ekspertit Paul Harvey.
“Të rinjtë kanë pritshmëri jo realiste dhe bëjnë rezistencë ndaj të pranuarit e feedback-ut negativ”.
3. Të qënit i qëndrueshëm
Të jesh i fortë mendërisht, nuk do të thotë të jesh gjithmonë i lumtur, por të jesh i qëndrueshëm vazhdimisht. Qëndrueshmëria emocionale dhe aftësia për të qëndruar i qetë është një aset i vlefshëm, kur të duhet të përballesh me sfida. Fatmirësisht, qëndrueshmëria emocionale vjen me moshën.
4. Nuk presin të jenë të lumtur gjatë gjithë kohës
“Ideja se çdo gjë bëhet, për t’u arritur lumturia, por duket shumë e rrezikshme. Kjo shpie në një sëmundje bashkëkohore, perëndimore, që është frika ndaj trishtimit,”-thotë studiuesi australian Hugh Mackay. “Ne duhet të synojmë drejt tërësisë dhe pjesë të saj janë trishtimi, zhgënjimi, dështimi; të gjitha ato gjëra, që na bëjnë këta që jemi. Lumturia, fitorja dhe ndjesia e përmbushjes janë gjëra të vogla, të këndshme që na ndodhin, por që nuk na mësojnë shumë.
5. Janë optimistë realist
Njerëzit e fortë mendërisht e kanë zakon të ngrihen gjithnjë, edhe pasi rrëzohen. Në vend që të mërziten, ata kërkojnë për një zgjidhje kreative. Ata janë njerëz optimistë realistë, pasi shpresojnë si optimistët, por kanë qartësinë e pesimistëve. Kjo iu jep motivim dhe aftësinë për mendim kritik.
6. Jetojnë në të tashmen
Të qënit prezent, ju ndihmon ti shihni gjërat si janë vërtetë. Ata mund të ushtrojnë ose jo një formë meditimi, që i ndihmon të përqëndrohen vetëm në një gjë, pa sjellë bagazhe të tjera në atë situatë, duke marrë në konsideratë vetëm atë që vlen vërtetë.
7. Këmbëngulin në arritjen e qëllimeve të tyre
Në një studim të kryer, psikologia Angela Lee Duckworth zbuloi se këmbëngulja (më tepër se zgjuarësia, pamja e jashtme dhe shëndeti fizik) janë të vlefshme për suksesin akademik të studentit. “Kjo ka lidhje me qëndrueshmërinë, me të punuarit për të ardhmen, në çdo ditë të jetës, për vite të tëra, që ta bësh të ardhmen e dëshiruar, realitet”-thotë Duckworth.
8. E dinë kur është koha për të hequr dorë
Një person i fortë mendërisht thotë “I provova të gjitha, tani është koha të heq dorë”. Është e rëndësishme të mësoni se ju mundeni të kontrolloni vetëm veprimet tuaja, jo rezultatet e atyre veprimeve.
Ndonjëherë, zgjidhja e një problemi është ta pranoni dhe t’i shmangeni atij, në vend që ta përballoni vazhdimisht, derisa të humbni.
9. Ata e dashurojnë jetën që bëjnë
Amor fati nga latinishtja do të thotë “dashuria për fatin”. “Nuk duhet thjesht ti toleroni gjërat që ju nuk mund ti kontrolloni, pasi mund të jenë gjërat më të mira, që mund t’ju ndodhin ndonjëherë”-thotë Holiday. “Do të gjeni gëzim në të pranuarit e gjërave që ju ndodhin”.
Njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës për pengesat, pasi ato janë vetë jeta