Shumë njerëz shprehen se një ndër gjërat më të vështira kur vjen puna tek e ngrëna është kontrollimi i ndjenjës së urisë.
Nëse nuk e mbani në nivelet e duhura këtë të fundit, atëherë nuk do të keni sukses në përpjekjet tuaja për të humbur peshë dhe për të ruajtur linjat.
9 mënyrat për ta trajtuar këtë problem janë:
- Fokusohuni për të marrë sa më shumë fibra gjatë ditës, përmes ushqimeve.
- Hani ushqime pikante, pa e kaluar masën dhe jo më shumë se dy herë në javë.
- Hani yndyrna të shëndetshme, për shembull përmes avokados.
- Stërvituni rregullisht tri herë në javë.
- Hani shumë perime.
- Duhet të përpiqeni të merrni proteina në çdo vakt.
- Flini 7-9 orë gjumë.
- Pini vetëm një kafe në ditë
- Nëse ju shkon mendja për pije të gazuara, konsumoni vetëm ujin me gaz. Uji me vitamina nuk rekomandohet pasi ka sheqer dhe rrjedhimisht ju jep shumë kalori./neps.al