UBT News

Disa lloje të yndyrës trupore zvogëlojnë sasinë e lëndës gri të trurit

Një studim i ri i Universitetit të Australisë së Jugut eksploron një lidhje midis yndyrës së trupit dhe një rreziku më të lartë të demencës ose goditjes në tru.

Studimi gjen një lidhje midis disa llojeve të yndyrës së trupit dhe një reduktimi të lëndës gri, pjesë e trurit që përmban shumicën e neuroneve të tij dhe është kritike për funksionin njohës.

“Pjesa gri është një përbërës thelbësor i trurit që është i pasur me trupa qelizash neuronale, qeliza gliale dhe kapilarë. Meqenëse ndodhet në rajone të ndryshme të trurit, lënda gri ka role të shumta, duke përfshirë të mësuarit, kujtesën, funksionin njohës, vëmendjen dhe kontrollin e muskujve”, ka thënë autori kryesor i këtij studimi, Anwar Mulugeta.

Obeziteti është në rritje në të gjithë botën dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), afro dy miliardë të rritur aktualisht janë mbipeshë, dhe 650 milionë prej tyre kanë obezitet, shkruan MedicalNewsToday, përcjell Klankosova.tv.

OBSH-ja raporton se ekziston një lidhje mes mbipeshës ose obezitetit dhe një sërë problemesh shëndetësore.

Këto probleme përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, diabetin, çrregullimet muskuloskeletale, të tilla si osteoartriti dhe disa kancere.

Studiuesit analizuan mbi 336 mijë të dhëna shëndetësore të vetë-raportuara në Biobank të Mbretërisë së Bashkuar, duke dokumentuar përvojat e gati 28 mijë individëve.

Studimi zbuloi se për çdo tre kilogramë shtesë të peshës trupore në një person me gjatësi mesatare, sasia e lëndës gri u ul me 0.3 përqind.

Exit mobile version