UBT News

Disa lëngje natyrale për sëmundje të ndryshme!

Ushqimi është miku kryesor i organizmit tuaj. Po kaq i rëndësishëm është edhe kur bëhet fjalë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme me të cilat ju mund të përballeni. 

E ftohura, gripi, imuniteti i dobët, anemia e një sërë sëmundjesh të tjera mund të eleminohen gradualisht përmes mënyrave natyrale. 

Sidomos kur bëhet fjalë për kombinimet e lëngjeve që mund t’i përgatisni në çdo kohë në shtëpi. 

Në këtë artikull AgroWeb ju tregon disa prej tyre të cilat do ju ndihmojnë të kaloni një dimër pa komplikime shëndeti. 

Mollë jeshile, portokall dhe karrotë 

Ky lëng është perfekt për të luftuar sëmundjet dhe inflamacionet me të cilat përballeni këtë periudhë.  Mollët jeshile dhe portokalli ju dhurojnë shumë vitaminë C ndërsa karrotat vitaminë A që janë thelbësore për një imunitet të fortë.  

Panxhar, xhenxhefil, karrotë dhe mollë

Ky lëng është zgjidhja për të mbajtur larg gripin. Nëse nuk doni të përjetoni simptoma gripi këtë sezon, bëni mirë të ktheni sytë nga ky kombinim.

Duke qenë se përmban 3 perime të nëntokës, kombinimi i dytë që ju sugjerojmë është një paketë vlerash. 

Përmban kalium, vitaminë B-6,B-9, vitaminë A dhe C. Ndër të tjera do të mund të luftoni aneminë apo artirtin reumatoid duke konsumuar panxhar dhe xhenxhefil.

Lëng domatesh 

Mund të duket e pazakontë për tu shijuar në këtë mënyrë, por lëngu i domatesh lufton infeksionet. 

Është i pasur me kalium, magnez dhe folate të cilat arrijnë të largojnë infeksionet inflamatore dhe qetëson trupin. 

Kale, domate dhe selino 

Kur ndiheni të përgjumur e të lodhur provoni të përzieni këtë kombinim. 

Kale, domatet dhe selinoja përmbajnë një listë të gjatë mineralesh dhe vitaminash të cilat ndihmojnë trupin të rigjenerohet. Gjithashtu ndihmojnë sistemin imunitar të forcohet. 

Vetëm në një gotë do të përfitoni vitaminë A, K, C, kalium, magnez dhe vitaminat B./AgroWeb.org

Exit mobile version