Stilisti italian i modës Giorgio Armani ka vdekur, ka njoftuar kompania të enjten.
Armani, i cili ishte 91 vjeç, ishte sinonim i stilit dhe elegancës moderne italiane. Ai kombinoi talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar një kompani që xhiroi rreth 2.3 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) në vit.
Ai kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe dhe u detyrua të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës për Burra në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që kishte humbur një nga ngjarjet e tij në pasarelë.
Sot ne do të ju sjellim disa fakte interesante nga i ndjeri.
Burri pas një xhakete
Perandoria e ngritur mbi xhaketën dhe kostumet e burrave, si evoluoi duke u kthyer në markë botërore me qindra dyqane dhe 12 etiketa, duke e renditur si stilistin më të pasur.
Mjeku që u bë stilist
Moda nuk ishte zgjedhja e parë; para dizajnimit të veshjeve, studioi mjekësinë. Giorgio Armani braktisi shkollën e modës, për të shkuar ushtar. Pasi punoi si shitës, ai startoi biznesin e tij në vitin 1975, me lekët që shiti makinën e tij V.W Kafer.
Dedikuar burrave
Koleksioni i parë ndryshoi stilin e meshkujve me gamën e ngjyrave neutrale. Ka realizuar mbi 250 kostume për filma, më i njohuri i Richard Gere në ‘American Gigolo’.
Xhaketa Bomber
Armani cilësohet babai i xhaketës Bomber, të cilën e krijoi duke i frymëzuar nga veshjet e policisë që kishte dizenjuar asokohe. Xhaketa u bë aq popullore sa kushdo ka një të tillë në gardërobën e tij.
Shtëpia Armani
Zotëron 12 etiketa: Giorgio Armani, Armani Collezioni, Emporio Armani, Armani Jeans, Armani Exchange, Armani Junior, Armani Casa, Armani Dolci, Armani Caffe, Armani Fiori, Armani Ristorante dhe Hotel Armani në Burj Khalifa në Dubai.
Shitës ëmbëlsirash
Armani ka një linjë të veçantë të quajtur Dolci ku shet çokollata të shijshme, me forma elegante, të cilat prodhohen në Firence. Ëmbëlsirat Armani Dolci, përfshijnë çokollata unike që shiten si edicion i kufizuar për raste të tilla si Shën Valentini dhe Ramazani.
Stilisti më i pasur
Thuajse çdo vit biznesi i tij regjistron shitje të hatshme. Edhe për vitin 2017 ai është renditur i pari në listën e stilistëve më të pasur me 6.6 miliard dollarë.
Kundër anoreksisë
Më 2006, Armani refuzoi modelet anoreksike nga sfilatat, duke u kthyer në mbështetës sidomos ndaj emrave të njohur që shfaqin këtë problem.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/