Njëqind e shtatë oficerë doganorë kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe sot, më 12 gusht, u diplomuan në një ceremoni të organizuar nga Dogana e Kosovës, e cila shënoi njëkohësisht edhe 26-vjetorin e themelimit të saj.
Ngjarja u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë institucionalë dhe përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Në fjalimet e tyre, ata vlerësuan kontributin e Doganës në forcimin e sigurisë kufitare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.