Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka uruar kadetët në ceremoninë e diplomimit.
Haxhiu ka thënë se iu ka kërkuar që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin”, ka thënë ministrja.