UBT News

Diplomati rus u gjet i vdekur jashtë ambasadës ruse në Gjermani

Një diplomat rus u gjet i vdekur muajin e kaluar jashtë ambasadës ruse në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Der Spiegel raporton se trupi i tij u gjet në trotuar më 19 tetor nga policia që ruante kompleksin. Dyshimet e para janë se ka rënë nga kati i sipërm, por s’ka asgjë zyrtare.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë konfirmoi vdekjen e diplomatit, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Kurse nga policia gjermane nuk e kanë komentuar publikisht rastin, rast ky që u raportua për herë të parë të premten.

Der Spiegel tha se ambasada e quajti atë një “aksident tragjik” të cilin nuk do ta komentojë “për arsye etike”.

Emri i burrit nuk u bë i ditur, por raportohet se ai ishte 35-vjeçar dhe i listuar si sekretar i dytë i ambasadës ruse. Burimet gjermane të sigurisë dyshojnë se ai ishte një agjent i fshehtë i shërbimit inteligjent të Rusisë, FSB dhe i lidhur me një oficer të rangut të lartë brenda njësisë./UBTNews

Exit mobile version