UBT News

Diplomati izraelit goditet me thikë në një parking në Pekin

Një punonjës i ambasadës izraelite në Pekin u sulmua të premten dhe ndodhet në spital në gjendje stabile, njoftoi ambasada izraelite në Kinë përmes një deklarate. Në deklaratë thuhet se sulmi ka ndodhur para ndërtesës së ambasadës.

“Po hetohet arsyeja e sulmit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Khaled Mashal, ish-udhëheqësi i grupit militant Hamas, bëri thirrje për “ditë të tërbimit në të gjithë botën” të premten, 13 tetor. Sipas Mashal, protestat masive nga mbështetësit e Hamasit synojnë të dërgojnë “mesazh zemërimi për sionistët dhe SHBA-në”.

Exit mobile version