Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas thotë se arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë dhe në Beograd lidhet me procesin e vaksinimit antiCOVID në Ballkanin Perëndimor.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass në Twitter.
Maas fillimisht u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, dhe me homologen e tij, ministren Donika Gërvalla./UBTNews