Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar arsyetimin e tyre lidhur me kërkesën për mundësi hetimore unike për tetë diplomatë. Në shkresën e tij, avokati ka thënë se tetë dëshmitarët janë të moshës së shtyrë dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore, për çka kanë vlerësuar se marrja e dëshmisë së tyre sa më parë është e tejet e rëndësishme.
Diplomatet të cilët mbrojtja po kërkon të thirren për dëshmi janë Steve Bennet, Wesley Clark, Jock Dovey, Michael Durkee, Daan W. Everts, Bernard Kouchner, William Walker, ndërsa është redaktuar emri i një diplomati tjetër.
Mbrojtja ka theksuar se kanë humbur dy dëshmitarë të mundshëm për shkak se ndërruan jetë, Madeline Albright dhe Richard Holbrooke.
Përmes mundësisë unike hetimore, mbrojtja synon të mos e humbas mundësinë për t’i dëgjuar këta dëshmitarë.
Nesër në Hagë mbahet konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.