Bridget A. Brink, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, e akuzoi Rusinë të martën se sërish “po i bllokon anijet që të ngarkojnë grurë në portet e Ukrainës për të ushqyer njerëzit që kanë nevojë për të në mbarë botën”.
Ajo iu referua deklaratës së bërë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë të martës.
“Bota nuk duhet t’ia kujtojë Moskës çdo javë që duhet të ndalojë përdorimin e urisë si armë në luftën e saj kundër Ukrainës”, deklaroi Blinken gjatë të martës.
Farhan Haq, zëvendës zëdhënës i OKB-së për Sekretarin e Përgjithshëm, tha se dy inspektime të anijeve ndodhën të martën./UBTNews/