Diploma e UBT-së, i ka hapur rrugën ish-studentes së Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Arxhenda Lipovica, për të vazhduar studimet universitetin prestigjioz “Politecnico di Milano”, në Itali. Ajo ka vazhduar studimet master në Fakultetin Sustainable Architecture and Landscape Design.
“Të studiosh në UBT, do të thotë të përfitosh përvojat më të mira profesionale e jetësore. Si institucion më ofroi mundësi të panumërta, madje edhe diploma e UBT-së më është njohur në arenën ndërkombëtare, saktësisht nga Universiteti “Politecnico di Milano”, universitet në të cilin kam vazhduar studimet”, theksoi Arxhenda.
Arxhenda është në mesin e qindra studentëve të UBT-së që aktualisht kanë vazhduar studimet në universitete të njohura në botë, por, pas studimeve, ata po kthehen për të sjellë ekspertizat profesionale të marra nga vende të ndryshme.