Ish-studenti i Fakultetit të Mekatronikës në UBT, Mustafë Abazi ka arritur që të pranohet në Universitetin ZHAW të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, në Zvicër, ku shumë shpejt pritet t’i fillojë studimet e nivelit master.
Ai thotë se pa UBT-në, pranimi në këtë universitet me renome botërore do të mbetej vetëm një ëndërr e parealizuar.
“Pas analizimit të shumë universiteteve pata ardhur në përfundim se UBT është i vetmi universitet që ofron një pako të plotë për studentët duke përfshirë profesorët shumë profesional, laboratorë të pasur për realizimin e projekteve dhe gjithashtu mundësi të shumta për rekomandim në kompani të ndryshme për studentët e dalluar”, theksoi Abazi.
Sa i përket kurrikulës së programit, ai u shpreh se mënyra e studimit dhe ligjërimit në UBT, është shumë e ngjashme me atë të Universitetit të Shkencave të Aplikuar në Zvicër dhe sipas tij, ky fakt po i ndihmon atij të adaptohet me studimet në një universitet me renome të shkencave të aplikuara.
Studenti Abazi tregoi se gjatë kohës sa ishte në studimet bachelor, ai ishte angazhuar si inxhinier në kompaninë për prodhimin e 3D printerëve “Formon Sh.P.K”.
Ëndrra e këtij studenti për të ardhmen, është që të kthehet në Kosovë dhe të ofrojë kontributin e vet në dhënien e ideve dhe realizimin e projekteve inovative.