Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, ajo e familjes Koroglu është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë ai.
Përndryshe kjo shtëpi i përket pjesës së parë të shekullit 19.