UBT News

Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit i cili vrau 8 vjeçarin në Fier

Është përfshirë nga flakët shtëpia e 39-vjeçarit Klodian Calamani, i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Frecalli të Fierit.

Top Channel/ Vrau 8-vjeçarin. Pas krimit makabër, digjet  shtëpia e Klodian Çalamanit

Ka kaluar më shumë se një javë nga krimi makabër dhe disa ditë më parë, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën.

Ditë më parë, Top Channel publikoi pamjet në shtëpinë e “monstrës”, brenda së cilës kishte orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik./TCH

Exit mobile version