Një person mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila ka qenë e parkuar.
Rasti ka ndodhur më 29 shtator në Zubin Potok. I njëjti ka arritur ta shuaj zjarrin.
Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente. Sipas informatave të para hetimore, rasti dyshohet të ketë elemente personale. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.