UBT News

Digjet një veturë në kryeqytet, s’ka të lënduar

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Rreth orës 01:00 pas mesnate është kapluar nga zjarri një veturë në rrugën “Bedri Berisha” në kryeqytet. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht hetuesit policor po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.”, konfirmoi Ahmeti./UBTNews

Exit mobile version