UBT News

Digjet një stallë në Zubin Potok

Një stallë është djegur mbrëmë në Zubin Potok. Aty kishte pasur ushqim për bagëti dhe pajisje pune bujqësore.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Zubin Potok 12.01.2023 – 03:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës i është djegur stalla në të cilën kishte pasur ushqim për bagëti dhe pajisje pune bujqësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Sipas viktimës si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version