Një shtëpi (kasollë) është përfshirë nga zjarri në fshatin Neperbisht të Suharekës, ku edhe është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur dje. Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.