Një lokal afarist në Gërlicë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri. Si pasojë është lënduar një person, ndërsa janë evidentuar edhe dëme materiale.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku edhe thuhet se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike.
“Si pasojë e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.
Rasti është ende duke u hetuar.