Mëngjesin e sotëm është djegur një kasolle në Suharekë, kur si pasojë një person ka humbur jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Neperbisht të komunës së Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se brenda kasolles së djegur dyshohet se janë gjetur eshtra të njeriut.
“Rreth orës 07:44 min, policia ka pranuar informacion se ne afërsi të fshatit Neperbisht KK Suharekë, ka një incident zjarri. Pasi policia ka dale ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se një kasolle është duke u djegur dhe menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale zjarrfikësit te cilat e kane lokalizuar zjarrin.
Fillimisht është provuar te kontaktohet me pronarin e kasolles por i njëjti nuk është përgjigjur. Ne brendësi te kasolles se djegur janë gjetur eshtra qe besohet se janë eshtra njeriu.
Ne vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzikës. Sipas informacioneve te para thuhet se pronari ka jetuar i vetëm ne atë kasolle. Për informacione tjera do te njoftoheni me kohe“, tha Osmanollaj.