UBT News

Digjet Kurani në Danimarkë

Një grup i vogël protestuesish të ekstremit të djathtë i vunë zjarrin kopjeve të librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, para ambasadave egjiptiane dhe turke në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.

Kjo protestë anti-islame e së martës në Kopenhagë u krye nga një grup i ekstremit të djathtë, ultranacionalist, i quajtur “Patriotët Danezë”, dhe pasoi djegien e Kuranit nga grupi të hënën dhe javën e kaluar para ambasadës irakiane.

Djegien e Kuranit e ka dënuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. Ai e ka cilësuar këtë veprim si “ofendues, mosrespektues dhe provokim i qartë” dhe ka thënë se “respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”.

Gjatë muajit të kaluar, dy incidente të tilla ndodhën në shtetin fqinj, Suedi./UBTNews/

Exit mobile version