UBT News

Digjet kulmi i stacionit policor në Zubin Potok

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor në Zubin Potok. Policia e Kosovës njofton se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

“Zubin Potok 24.11.2020-23:50. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor. Ne vend- ngjarje kane dalë njësiti i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh e PK-së./UBTNews

Exit mobile version