Një prift nigerian u dogj i gjallë në shtëpinë e tij në veri të vendit, njoftoi policia. Isaac Achi u vra në zonën Paikoro në Nigeri për shkak se disa burra që po gjuanin me armë zjarri nuk arritën ta thyenin kompleksin ku po banonte ai dhe të futeshin brenda, dhe për këtë arsye ia vunë flakën, tha Wasiu Abiodun, një zëdhënës i Policisë.
Një tjetër prift që po jetonte në kompleksin e njëjtë arriti të largohet me një plagë në shpatull nga arma e zjarrit.
“Fatkeqësisht, banditët tentuan të hyjnë në kompleks, por që ishte e pamundur”, prandaj “ata ia vunë flakën shtëpisë”, dhe prifti katolik vdiq, tha Wasiu.
Autoritetet nigerane po kanë vështirësi ta frenojnë dhunën në rajonet veriore dhe qendrore ku grupet e armatosura i kanë shënjestruar komunitetet rurale, duke mbytur mijëra njerëz dhe duke rrëmbyer të tjerë në këmbim të shpërblimeve.
Të armatosurit shpesh i shënjestrojnë figurat religjioze, sikurse klerikët. Në korrik të vitit të kaluar. John Mark Chietnum u vra pasi u rrëmbye në shtetin verior të Kadunas./UBTNews/