Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë identifikuar tre pronarë, përderisa dy të tjerët nuk dihen ende.
“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 03.01.2023-03:54. Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, dhe është duke u hetuar nga policia.
Fotografi të veturave të djegura janë publikuar nga faqja “Peja në Fokus” në Facebook.