UBT News

Digjen dy vetura, arrestohet një person

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në mesnatë në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Njësitet relevante të policisë dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Lidhur me këtë rast, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë bëhet e ditur se është identifikuar një person i gjinisë mashkullore dhe se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version