UBT News

Digjen disa lokale te tregu i gjelbër në Prishtinë

Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeri.

Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version