UBT News

Digjen 71 shtëpi në Australi si pasojë e zjarrit, evakuohen qindra njerëz

Qindra australianë janë evakuuar pasi zjarri që përfshiu periferinë e qytetit Perth po vazhdon të rritet dhe po paraqet kërcënim për komunitetet.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 9 mijë hektarë, si dhe janë shkatërruar gjithsej 71 shtëpi. Madje raportohet se janë lënduar edhe gjashtë zjarrfikës që po e shuanin zjarrin. Ata u kërkuan banorëve pranë vatrave të flakës që të strehohen diku.

Kryeqyteti i Australisë Perëndimore është në karantinë për shkak të koronavirusit, ndërkaq situata po komplikohet edhe më shumë për dy milionë banorët e qytetit Perth pas zjarrit.

“Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e jetës. Pra nëse jeni në karantinë dhe ju kërkohet të evakuoheni, duhet thjesht të evakuoheni”, tha komisionari i menaxhimit të zjarrit, Darren Klemm.

Qytetarëve u është kërkuar të respektojnë masat antiCOVID nëse është e mundur edhe në qendrat e evakuimit.

Exit mobile version