UBT News

Digjen 40 hektar hamullore e vreshta në Ratkoc të Rahovecit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ratkoc të Rahovecit janë djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport./UBTNews/

Exit mobile version