Qumështi është burim i shkëlqyer i kalciumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.
Sigurisht qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit.
Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë.
Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?
Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.
Qumështi i ngrohtë
Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës.
Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.
Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja.
Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.
Qumështi i ftohtë
Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.
Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.
Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin.
Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.
Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur.
Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore.
Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.
Dieta e qumështit, sa peshë mund të humbisni?
Kleopatra lahej në qumësht, ndërsa ne vetëm e pimë atë.
Në çdo rast, nuk ka dyshim se qumështi i bën mirë shëndetit tonë dhe gjithashtu lëkurës, edhe pse vitet e fundit shumë studime janë përpjekur për ta hedhur poshtë.
Nga ana tjetër, ka edhe disa studime që në vend të priren për të konfirmuar vetitë e dobishme të qumështit, thonë që qumështi mund të jetë një ushqim i shkëlqyer kundër kileve të tepërta.
Nëse ju keni disa kile ekstra dhe ju pëlqejmë produktet e qumështit, atëherë ju duhet të provoni dietën e qumështit.
Si funksionon kjo dietë?
Me sa duket, dieta e qumështit funksionon vërtetë, por vetëm nëse ju jeni të gatshëm për të bërë disa sakrifica dhe nëse ju e pëlqeni qumështin, nëse jo do të jetë më mirë të përqendroheni në një dietë tjetër.
Duhet bërë e qartë se ky nuk është një plan i balancuar ushqimor, megjithatë, edhe pse mund të jetë një dietë efektive, për arsye sigurie është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun.
Për këtë arsye, dieta e qumështit mund të ndiqet për jo më shumë se 8 ditë, ku gjatë këtyre ditëve do të mund të humbni deri në 5 kilogramë.
Menuja e dietës së qumështit:
Dita e parë: 6 gota qumësht
Dita e dytë: 4 gota qumësht dhe dy fruta
Dita e tretë: 2 gota qumësht, dy fruta dhe 150 gramë djathë të lehtë
Dita e katërt: 4 gota qumësht, dy fruta, 150 gramë mish pa dhjamë në skarë
Dita e pestë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë
Dita e gjashtë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë dhe 100 gramë djathë pa yndyrë
Dita e shtatë: 3 gota e qumësht dhe 3 fruta;
Dita e tetë: 2 gota qumësht, 1 frut, 150 gramë mish pa yndyrë dhe 150 gramë djathë të lehtë.
Shmangni mollët dhe frutat e pasura me ujë të tilla si portokalli.
Gjatë ditës, ju mund të pini disa gota çaji jeshil dhe, në qoftëse qumështi ju lodh, mund ta përzieni me fruta dhe të pini një “milkshake” pa sheqer.
Minimalisht mund ta ëmbëlsoni qumështin me një sheqer diabetik.
Dhe së fundi, në qoftë se preferoni, ju mund të alternoni mishin e bardhë me atë të kuq.