Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezeve dhe proteinave që trupi mund të marrë prej tyre.
Veza është burim i pasur i proteinave, acidit folik e vitaminës B12, të cilat mund t’i japin trupit një numër të madh të elementeve ushqyes.
Çfarë është dieta e vezëve?
Përshkruan plan ushqimor të përqendruar rreth vezëve. Kjo është mënyrë e re për të humbur peshë duke përdorur ushqime bazuar në një nga mënyrat më të zakonshme të të ngrenit siç janë vezët e pules. Ky program është një plan me kalori të ulëta, përmban pak karbohidrate dhe me sasi të larta të proteinave, i projektuar për të ndihmuar në humbjen e peshës në mënyrë të shpejtë, pa humbur masën muskulare.
Çfarë përmban dieta e vezëve?
Nuk është një plan formal diete apo ushqyerje i përcaktuar në një libër apo një vakt që mund ta blini në restorant. Megjithëse ka shumë versione të kësaj diete, ajo konsiston në përfshirjen e 1 veze në ditë në vaktet tuaja ose në ushqyerjen vetëm me vezë të ziera.
Hani tre vakte në ditë duke përjashtuar ngrënien ne mes të vakteve dhe do të pini vetëm ujë. Të gjitha llojet e dietave kërkojnë që veza të jetë pjesë kryesore e vakteve. Përveç saj do të përfshini mish pule, peshk e perime të ziera që nuk përmbajnë karbohidrate.
Çfarë thonë ekspertët?
Vezët janë thesar i vogël që ofron proteina, kolinë, vitaminë D, lutein e shumë vlera tjera. Dieta e vezëve është e varfër në karbohidrate, gjë që çon në rritjen e ndjenjës së urisë. Konsumimi i ushqimeve të njëjta çdo ditë bëhet i mërzitshëm. Edhe pse dieta e vezëve mund të jetë mënyrë e shpejtë për të humbur peshë, është e rëndësishme të konsultoheni me ekspertë në fushën e nutricionizmit. /UBT News/