Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha rreth dietave, iu zbulojmë trendin e dietës me tranguj. Kjo mënyrë për humbjen e shpejtë të peshës përfshin konsumin e një sasie të madhe të trangujve, gjatë një periudhe dy javore. Trangujt janë të pasur me vitaminë C, magnez dhe kalium, përmbajnë pak kalori, shumë ujë dhe ka disa gramë fibra.
Gjithashtu vëllimi i tyre zë mjaft hapësirë në stomakun tuaj. Për të gjitha këto arsye shumë ushqime po zëvendësohen nga trangujt. Ju ftojmë të zbuloni më poshtë më tepër rreth kësaj diete.
Si funksionon dieta?
Edhe pse nuk ka rregulla për këtë dietë, zakonisht sugjerohen udhëzimet e mëposhtme:Konsumoni tranguj në çdo vakt, hani sa më shumë që të mundeni dhe sa të dëshironi. Shtoni pak proteina gjatë vakteve, të tilla si vezë të ziera fort, kos, gjizë, peshk ton ose mish pule. Përdorni sasi të vogla të yndyrës së mirë, si vaji i ullirit ose farat e lirit. Nëse është e nevojshme, shtoni sasi të vogla të karbohidrateve të shëndetshëme, si orizi kaf, patatet ose frutat. Përfshini perimet e tjera me kalori të ulëta, të tilla si domatet, spinaqi dhe selinoja.
Çfarë duhet të dini!
Kur bëni kufizime të tilla në regjimin tuaj ushqimor për të ulur peshën, shpesh pjesa më e madhe e peshës që humbisni është ujë. Dhe sapo filloni të konsumoni sërisht të gjitha ushqimet e përjashtuara, ekziston mundësia të rimerrni peshën e humbur. Edhe pse me shtimin e proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe të disa karbohidrateve të mira në këtë dietë, rezutatet me shumë gjasa nuk do jenë të qëndrueshme. Këto praktika për të humbur peshë, nuk janë ushqyese dhe mund të shkaktojnë shumë stres tek disa njerëz.
Shumë njerëz krijojnë një marrdhënie jo të shëndetshme me ushqimin dhe janë të paaftë të mbajnë një peshë të ideale. Prandaj specialistët këshillojnë gjithmonë të provoni një regjim ushqimor më të ekuilibruar. Ju mund të filloni duke ndërprerë ushqimet e përpunuara të bëra me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara. Dhe në vend të tyrë të konsumoni të karbohidrate të mira, si drithërat e plota, perimet dhe frutat. Konsumoni proteina në çdo vakt, si fasule, thjerrëza, bizele ose qiqra. Zgjeroni gamën e yndyrnave të shëndetshme që konsumoni, si avokadot, arrat dhe farat. Sigurisht që kjo mund të jetë një mënyrë më e ngadaltë për të humbur peshë, por është më e qëndrueshme dhe e shëndetshme./AgroWeb.