Dietat me proteina të larta si dieta ‘Atkins’ janë përdorur nga shumë njerëz në mbarë botën për të ndihmuar në largimin e peshës së padëshiruar.
Por ndërsa dietat e tilla mund të jenë efektive, ka pasur shqetësime se ndjekja e tyre për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të veshkave në disa grupe të rrezikuara, siç janë njerëzit me diabet të tipit 2, pasi trupi mund të ketë probleme në eliminimin e vëllimeve të larta të mbeturinave dhe aminoacideve.
Sidoqoftë, hulumtimet e reja sugjerojnë se një dietë me pak karbohidrate dhe proteina të larta, në disa raste mund ta përmirësojë funksionin e veshkave.
Ideja pas këtyre dietave është se proteinat (që i gjejmë tek mishi, peshku dhe vezët) dhe yndyrat, rrisin metabolizmin tuaj dhe janë më të ngopura, që do të thotë se konsumoni më pak kalori.
Sidoqoftë për 4.9 milion njerëz me diabet në Britani të Madhe, dietat me proteina të larta mund të jenë një problem i vërtetë pasi rreth një e treta e pacientëve, gjithashtu kanë një shkallë të sëmundjeve të veshkave (të shkaktuara nga nivelet e larta të sheqerit në gjak që dëmtojnë enët e gjakut në veshka).
Në vitin 2019, profesori Denis Fouque, ish-kryetar i Grupit Punues Evropian të të ushqyerit renal, i cili kryen kërkime mbi efektin e stilit të jetesës dhe dietës në shëndetin e veshkave, paralajmëroi se një dietë e pasur me proteina mund të shkaktojë sëmundje të veshkave që është shpesh e përhapur tek njerëzit me diabet. Por, kohët e fundit, studimet kanë treguar se një dietë me pak karbohidrate dhe proteina më të larta, në fakt mund të jetë e dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2. Madje mund ta përmirësojë gjendjen e tyre, siç sugjeroi një studim i botuar vitin e kaluar në revistën “BMJ Nutrition, Prevention and Health”.
Kur pacientët me diabet të tipit 2 ndoqën një dietë me karbohidrate të ulët për 23 muaj, 46 për qind e ndryshuan gjendjen e tyre dhe nuk kishin më nevojë për medikamente. Tani, një studim i botuar në revistën “Current Opinion in Endocrinology, Diabetes and Obesity”, sugjeron se shqetësimet e mëparshme në lidhje me dietat me proteina të larta që shkaktojnë dëmtim të veshkave, janë të pabaza./koha