Leonardo DiCaprio, u shfaq në qendër të vëmendjes gjatë premierës botërore të One Battle After Another në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles.
Aktori hollivudian u shoqërua nga e dashura e tij, Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, e cila, edhe pse nuk pozoi krah tij, e mbështeti nga publiku dhe shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë të drapuar.
DiCaprio shfaqi një figurë klasike e të rafinuar, i veshur me kostum të zi të ngushtë dhe këmishë të bardhë, ndërsa modelja mahniti me veshje me të çara të theksuara që tregonin këmbët e saj të gjata dhe një stilim të plotësuar me bizhuteri diamanti, shkruan DailyMail.
Ajo nuk hezitoi të shfaqte entuziazmin e saj, duke e brohoritur aktorin dhe duke realizuar foto nga turmat e adhuruesve.
Ngjarja mblodhi shumë emra të njohur të Hollivudit, si Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall dhe Teyana Taylor, të cilët gjithashtu shkëlqyen me pamjet e tyre glamuroze.
Të pranishëm ishin edhe Adrien Brody, Wendoline Christie, Billy Zane, Dove Cameron, Dita Von Teese dhe John C. Reilly, të cilët shtuan një atmosferë të veçantë në tapetin e kuq.
Romanca e DiCaprios dhe Cerettit, e nisur në gusht 2023, vazhdon të tërheqë vëmendjen e medieve.
Edhe pse modelja është parë me unazë, burimet mohuan thashethemet për fejesë, duke theksuar se po shijojnë lidhjen pa plane të menjëhershme martese.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/