UBT News

DiCaprio i jep lamtumirën Redford-it: “Humbëm një legjendë të madhe”

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka bërë një dedikim prekës për kolegun e tij, legjendën e Hollywood-it Robert Redford, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare.

Gjatë jetës, Redford u dallua jo vetëm për karrierën në kinema, por edhe për angazhimin e tij në çështje mjedisore dhe përkrahjen e artistëve të rinj. Ai ishte themelues i Sundance Institute, një organizatë që ka ndihmuar me mijëra kineastë të pavarur të tregojnë historitë e tyre përmes festivalit me të njëjtin emër.

Në një postim në Instagram, DiCaprio shkroi:

“Ai ishte një aktor i shkëlqyer, aktivist, ambientalist i pasionuar dhe kampion i arteve. Angazhimi i tij për të mbrojtur planetin tonë dhe për të nxitur ndryshimin u shoqërua me një talent të jashtëzakonshëm. Ndikimi i tij do të jetojë përtej brezave.”

Gjatë premierës së filmit One Battle After Another, DiCaprio u shpreh më tej:

“Ai ishte një udhëheqës i palëkundur në mbrojtjen e mjedisit, një zë i fuqishëm për të drejtat e njerëzve dhe një koleg frymëzues. Sot, humbëm një legjendë të madhe.”

Përveç Sundance-it, më 2005, Redford me djalin e tij, James, themeluan Qendrën Redford – një organizatë që mbështet prodhimin e filmave që trajtojnë çështje mjedisore dhe ndryshimet klimatike. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version