Një diamant ngjyrë rozë me shkëlqim të rrallë, pritet të shitet mbi 35 milionë dollarë në ankand në New York, konfirmoi Sotheby’s të mërkurën.
Me peshë 10.57 karatë dhe i njohur The Eternal Pink, ky diamant tejet i rrallë do të dalë në ankand në muajin qershor, katër vjet pasi firma nga Afrika jugore, De Beers, e zbuloi atë në një nga minat e saj në Botsvana.
Zyrtarisht i klasifikuar si diamant “rozë e purpurt”, ai është diamanti më i vlefshëm i nuancës së tij që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s.
Kreu i bizhuterive të shtëpisë së ankandeve për Amerikën, Quig Burning, tha në një deklaratë se ky diamant “po i bashkohet radhëve të diamantëve më të rëndësishëm në histori”./UBTNews/