Një diamant 555.55 karatësh, që thuhet se s’është nga kjo botë, u zbulua nga shtëpia e ankandit Sotheby në Dubai.
Perla e rrallë, e titulluar “Enigma”, besohet të ketë ardhur nga hapësira e jashtme – ose e krijuar nga një përplasje meteorike ose nga një asteroid “mbajtës diamanti” që u përplas me Tokën.
Një diamant i zi me fytyrë natyrale i kësaj madhësie është një “dukuri jashtëzakonisht e rrallë”, sipas ankandit Sotheby, i cili pret që ai të shitet deri në 5 milionë funta (6.8 milionë dollarë) kur të dalë në shitje në shkurt në Londër, pasi ekspozimit në Dubai dhe Los Anxhelos.
Diamantët e zi, që njihen ndryshe si diamantët carbonado, thuhet se datojnë qe 2.6 deri në 3.8 miliardë vjet dhe kanë sasi gjurmë të nitrogjenit dhe hidrogjenit — elementë që gjenden në hapësirën ndëryjore. Ato përmbajnë gjithashtu osbornit, një mineral i pranishëm në meteorite./UBTNews